“Ai foli për babanë e tij…” Të vërtetat e mëdha që mund të dalin në dritë nga libri i Princ Harry-t për familjen
Në të ardhmen, Princ Harry do të botojë librin me kujtime, i cili thuhet se mund të zbulojë shumë gjëra emocionale. Mediat e huaja shkruajnë se në të do të flitet edhe për lëndimin e madh që pësoi si anëtar i familjes mbretërore.
Peter Hunt, i cili është një komentator i familjes mbretërore sugjeroi se Harry është i pakënaqur me mënyrën se si familja e trajtoi largimin e tij vitin e kaluar, si dhe marrëdhënien e tij me vëllanë, Princi William.
Prej kohësh është aluduar se marrëdhënia e tyre është tensionuar pas martesës së Harry-t me Meghan Markle. Por jo vetëm kaq, kujtojmë se Duka i Sussex-it zbuloi në intervistën e tij kontroverse të Oprah Winfrey se lidhja e tij me babanë, Princi Charles gjithashtu ishte prekur.
I pyetur nëse Harry mund të rregullonte marrëdhënien e tij me Princin William, Hunt tha për LBC:
“Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë që të bëhet sepse ai premtoi që kujtimet e tij të jenë një tregim i vërtetë. Ai qartazi ka një lëndim të madh për mënyrën se si u trajtua largimi i tij nga Familja Mbretërore dhe mendoj se ai do të detajojë prishjen e marrëdhënies së tij me babanë. Mos harroni në intervistën e Oprah, ai foli për babanë e tij që nuk i kthente telefonatat, prishjen e marrëdhënies së tij me vëllanë e tij William, dhe detaje të tjera në lidhje me të. Unë mendoj se në një moment, institucioni mund të reflektojë se si mund ta kishte trajtuar atë ndryshe”, tha Hunt.
Princi Harry më parë njoftoi se libri i tij do të publikohej vitin e ardhshëm, por ende nuk është zbuluar nëse kjo do të ndodhë para apo pas Jubileut Platinum të Mbretëreshës në qershor.