Ai që e nëpërkëmbë flamurin shqiptar, është si ai çetniku që e djegë në Beograd
19 prill 2023
| 08:24
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ai që e nëpërkëmb flamurin shqiptar është i njëjtë me serbin që e djeg atë në Beograd.
Latifi tha se vetëm për mbajtjen e flamurit shqiptar, shqiptarët në Kosovë janë masakruar.
“Unë mendoj se nëse dikush del e nëpërkëmb flamurin shqiptar, është sikur ai çetniku që e djeg në Beograd. A e di pse. Sepse në emër të atij flamuri janë vrarë 100 mijë vetë në këtë vend nga Serbia. Për shkak të atij simboli. E ti me thënë sot se është leckë. Je i barabartë me atë çetnikun e Beogradit”, tha ai.