“Ai që krijoi LSI-në do të kthehet tek ju”, Kryemadhi njofton rikthimin e Metës
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka konfirmuar atë që vetë presidenti Meta kishte artikuluar, se pas përfundimit të afateve në Korrik, ai nuk do të kërkonte një mandat tjetër në presidencë.
Forca politike që në këto zgjedhje u tkurr në numrin e mandateve që zuri në parlament duket se do t’i kthejë sërish sytë nga Ilir Meta, krijuesi i saj.
“LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re.
Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku uën do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam e bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju.
Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj, sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë.
Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI”, tha Kryemadhi gjatë një takimi me mbështetës të LSI./Opinion.al