“Ai s’buzëqesh kështu me Jennifer Lopez” Plasin komentet pas fotove të Ben Affleck me ish-bashkëshorten
“Nuk e kam parë kurrë kështu me Lopezin”
Fotot e fundit të Ben Affleck me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner , e tregojnë aktorin e famshëm më të lumtur se kurrë. Të paktën këtë janë duke thënë fansat e tij në internet.
Në çdo takim të dy ish-bashkëshortëve, ylli i Hollywood-it dhe bashkëshorti aktual i këngëtares së famshme, Jennifer Lopez, duket se argëtohet shumë me nënën e fëmijëve të tij.
Pas fotos nga loja e basketbollit të djalit të tyre, komentet në internet filluan t’i shtojnë benzinë problemeve të supozuara në martesën e Affleck me Lopez.
Një rol të rëndësishëm në këtë luajnë edhe publikimet që herë pas here flasin për një “krizë në martesën e tyre” apo fotot e tyre, të cilat tregojnë se janë në humor të keq kur janë bashkë.
Ndërkohë nën fotot me Garnerin, shumica argumentojnë se është e rrallë ta shohësh atë të buzëqeshë me Jennifer Lopez.
“Nuk e kam parë kurrë kështu me Lopezin”, shkroi një grua në “Twitter”, ku një tjetër më pas komenton: “Buzëqeshje djema, material i rrallë”.
Madje së fundmi, shumë mendojnë se të dy do të jenë sërish çift.