Aida Birinxhiku, deputetja më e re në moshë në Parlamentin e Suedisë
22 shtator 2022
| 13:07
Juristja me prejardhje nga Kosova, Aida Birinxhiku para disa ditësh është zgjedhur deputete e Parlamentit të Suedisë.
Birinxhiku me marrjen e këtij mandati është bërë deputetja më e re në moshë e Parlamentit të Suedisë.
“Juristja e sapo diplomuar Aida Birinxhiku është deputetja me e re në moshë nga 349 deputet e zgjedhur te parlamentit suedez. Ajo ka lindur në vitin 1999”, ka shkruar aktivisti Astrit Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Krahas Birinxhikut, edhe shqiptari tjetër, Adnan Dibrani ka fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Suedisë.