Aida Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendit të Kosovës
04 qershor 2018
| 11:12
Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka miratuar propozimin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita në nënkryetares së Kuvendit.
Kundër shkarkimit të Dërgutit kanë votuar 26 deputetë, për 17 dhe 48 deputetë kanë abstenuar.
Aida Dërguti më herët ka qenë pjesë Vetëvendosjes, ndërsa tani është pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD).
/Epoka e re/