Aida Dërguti nuk do të jetë pjesë listës për deputete
Aida Dërguti ka bërë me dije se nuk do të pjesë e asnje liste zgjedhore.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota e saj në zgjedhjet e 6 tetorit do të shkojë për kandidatët e PSD-së.
“Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Dërguti.
Postimi i plotë i Dërgutit:
Miq,
Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së.
Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar.
Kësaj radhe po i bashkohem sovranit!
Ju falemnderit të gjithëve që më keni mbështetur!
P.S.
Militantë të të gjithë krahëve, mos provoni të abuzoni me hapësirën e komenteve sepse kam zero tolerancë ndaj juve!