Aida Dërguti që u shpërfillë nga Osmani ia rikujton presidentes kontributin e saj në UÇK

22 tetor 2022 | 22:16

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-deputetja, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë organizohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Dërguti, e cila ka qenë ushtare e UÇK-së, nuk është ftuar nga Osmani për pjesëmarrje në këtë forum.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook nga fronti i luftës me bashkë luftëtarët.

“Gratë, Paqja dhe Siguria UÇK“, ka shkruar Dërguti.

Ish-deputetja e VV-së nuk është e vetmja që nuk është ftuar në këtë forum.

As ish-luftëtaret dhe deputetet Time Kadrijaj, Ganime Musliu dhe Shqipe Selimi nuk janë ftuar si paneliste në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me këto gjethe përcaktuan edhe temën që do të zhvillonin…