“Air Albania” gati për fluturim
14 gusht 2018
| 21:52
Fluturimi i parë i “Air Albania” është tanimë çështje javësh.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi ku shihet avioni i shtetit shqiptar, duke e cilësuar si “Photo of the day” (fotoja e ditës).
Linja do të quhet “Air Albania” dhe dizajni shpreh motivet e flamurit kombëtar, duke i ndërthurur me elementë si krahët e Shqiponjës të vendosur në bishtin e avionit.
“Air Albania” do të fluturojë si fillim në Stamboll, Milano, Romë e Londër e më pas do të shtrihet me gjerë në Evropë.