“Air Albania” ka realizuar fluturimin e parë drejt Italisë
30 shtator 2019
| 12:05
“Air Albania” ka bërë sot fluturimin e parë drejt Italisë. Avioni që ka realizuar këtë udhëtim është quajtur “Migjeni”.
Avioni është i modelit “Boing 737 – 800”, një prodhim i vitit 2016 me kapacitet prej 160 pasagjerësh.
Janë 3 destinacione të reja që kompania me kapital shtetëror do t’i ofrojë pasagjerëve: në Romë, Milano dhe Bolonja.
Futja në treg e kompanisë me flamurin shqiptar “Air Albania” ka sjellë uljen e çmimit të biletave.
Avioni i parë drejt Italisë ka çuar pasagjerë në Romë, ndërsa gjatë ditës do të niset drejt Malpensas në Milano, kurse pasdite do të udhëtojnë në Bolonja.