Air France lë në baltë udhëtarët, personazhe të famshëm postime: Nuk do udhëtoj kurrë me ju më!

03 korrik 2022 | 18:37

Nga Megyn Kelly, gazetarja e famshme amerikane, apo drejtorja e fashion Eva Chen kanë postuar lidhur me fluturimet e anuluara, kolapsin me valixhet dhe sidomos pamundësinë për tu lidhur me stafin e burimeve njerëzore të “Air France”.

Air France lë në baltë udhëtarët, personazhe të

Çfarë ka ndodhur?

Një grevë e zjarrfikësve në Francë krijoi kaos në nisjet dhe mbërritjet nga aeroporti më i madh i Francës Charles-de-Gaulle. Për arsye sigurie prej dy ditësh shërbimet e aeroportit janë të detyruara të kufizojnë numrin e nisjeve dhe mbërritjeve të njëkohshme në pista. Air France, nga ana e saj, njoftoi eliminimin e rreth 10% të fluturimeve të saj. Grupi ADP këshillon pasagjerët që të arrijnë tre orë përpara në aeroport për një fluturim ndërkombëtar dhe dy orë për një fluturim të brendshëm ose europian gjë që ka ngjallur mjaft reagime te udhëtarët.

Air France lë në baltë udhëtarët, personazhe të

Ndërkaq vetëm pak javë më parë në Shqipëri Air Francë riktheu fluturimet dhe vetë Kryeministri Rama e uroi me një postim: “Fiks 32 vjet pas fluturimit të fundit nga Tirana, kompania franceze e flamurit rifillon fluturimet drejt Tiranës më 9 korrik”, shkruajti Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini po merr përkrahje nga nivelet e larta shtetërore të…