Aivo Orav, shef i ri i zyrës së BE-së në Kosovë
Diplomati estonez, Aivo Orav, do të jetë shef i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ai ka marrë detyrën nga Tomasz Szunyog, i cili ka shërbyer deri më tani në këtë detyrë.
Orav ka thënë se do të punojë ngushtë për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Me kënaqësi të madhe dhe një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë po e marr postin e shefit të zyrës së BE-së/përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, një partner i rëndësishëm i BE-së në Ballkanin Perëndimor. Zotohem se do të punoj krah për krah me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të BE-së në Kosovë për t’i çuar përpara marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike, për ta konsoliduar pozitën e BE-së si investitor, partner tregtar dhe donator më i madh i Kosovës dhe për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe reformat në lidhje me BE-në”, shkruar Orav në platformën “X”.
Aivo Orav, ka një karrierë të gjatë për mbi 30 vjet në diplomaci.
Ai më parë ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut.