Ajax-Panathinaikos vendosin rekord, 34 penallti për të përcaktuar fituesin
34 penallti për të përcaktuar një fitues. Ajax-Panathinaikos vendosin një rekord evropian, me dy ekipet që e kthyen në një maratonë të vërtetë garën për të siguruar një biletë për në fazën “play-off” të Evropa Ligës.
Kjo ishte një sfidë në kuptimin e plotë të fjalës, e çmendur, në një kohë kur grekët u kthyen në lojë duke realizuar një gol në minutën e 89-të, duke e dërguar ndeshjen në shtesë, pasi sfida e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat, 1-0 në favor të Ajaxit.
Shtesa nuk prodhoi një fitues, duke bërë që fati i këtij takimi të vendosej nga ruleta e penalltive. Këtu nisi dhe “show” i vërtetë me dy ekipet që goditën 34 penallti për të vendosur fituesin. Në fund, holandezët u treguan më të saktë, gabuan më pak, duke triumfuar 13-12.