Ajaxi eliminon Juventusin
16 prill 2019
| 23:13
Ajaxi ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pasi kishte eliminuar Realin, gjiganti holandez e “gjunjëzoi” edhe kampionin e Italisë, Juventusin, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në Juventus Stadium u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të Ajaxit, pasi e para ishte mbyllur 1-1.