
Ajaxi, kampion i Holandës
15 maj 2019
| 22:29
Ky është titulli i 34 që përkon edhe me numrin e ish-yllit të kësaj skuadre, Appie Nouri.
E këtë titull Ajaxi ia ka dedikuar Nourit, i cili kishte pësuar lëndime në tru, dhe një kohë kishte qëndruar në komë.
“Kjo është për ty numër 34. Qëndro i fort Appie”, ka shkruar Ajaxi në një postim në Twitter.
Ajaxi u shpall kampion pas fitores prej 1 me 4 ndaj Graafschapit, duke mbledhur 86 pikë.