Ajaxi, PSV-ja dhe Fenerbahçe e kërkojnë Zenelin
20 nëntor 2018
| 16:26
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli është në “radar” të skuadrës turke Fenerbahçe. “Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për afatin kalimtar të janarit.
Zeneli ka dëshmuar veten në Holandë. Fenerbahçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”, shkruan “fanatik.com.tr”.
Futbollisti 23-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit holandez ka shënuar dy gola në 12 paraqitje dhe ka dhënë 7 asistime. Sipas “transfermarkt.de” vlera e kartonit të Zenelit është 5 milionë euro.