Ajaxi shkarkon trajnerin Schreuder
27 janar 2023
| 11:52
Ajaxi e ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder. Kontrata e trajnerit ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024, por tani do të ndërpritet menjëherë.
Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e zhvillimit të skuadrës janë arsyet kryesore të këtij vendimi. Drejtuesit e klubit nuk kanë më besim në bashkëpunimin e mëtejshëm.
Ajaxi njoftoi gjithashtu se do të ndërpritet edhe bashkëpunimi me ndihmës trajnerin Matthias Kaltenbach. Alfred Schreuder erdhi nga Club Brugge te Ajax verën e kaluar. Trajneri ka punuar më parë në Ajaxi si ndihmëstrajner nga janari 2018 deri në mesin e 2019.