
Ajaxi shpërblen Ten Hagin
20 qershor 2019
| 13:42
Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag ka rinovuar deri në vitin 2022, me skuadrën e Amsterdamit dhe kështu është shpërblyer për sezonin e shkëlqyer që bëri.
Kontrata e tij skadonte në 2020, por klubi holandez vendosi që t’ia rinovojë për dy vite të tjera, kjo për të treguar se projekti i Ajaxit do bazohet mbi të.
Sezoni që lamë pas ishte një sezon ëndrrash për të dhe Ajaxin, kjo pasi fituan Kupën e kampionatin dhe shkuan një frymë larg finales së Ligës së Kampionëve duke skualifikuar Realin dhe Juventusin.