Ajazi: Qendrës tregtare të Drenasit do t’ia kthejmë atraktivitetin që ka pasur dikur

09 nëntor 2021 | 13:37

Kandidati i Demokratëve për Drenasin (DD) për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi, ka postuar një video në llogarinë e vet në “Facebook” ku thotë se Qendrës tregtare të Drenasit do ia kthejë atraktivitetin që ka pasur dikur.

Ai ka thënë se do ta rifunksionalizojnë të gjithë objektin, bizneset do të punojnë në kushte shumë më të mira e për qytetarët do ta rregullojnë një shëtitore të bukur.

Ajazi më 14 nëntor do të përballet në balotazh me kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,
Qendrës tregtare të Drenasit do t’ia kthejmë atraktivitetin që ka pasur dikur.
Do ta rifunksionalizojmë të gjithë objektin, bizneset do të punojnë në kushte shumë më të mira e për qytetarët do ta rregullojmë një shëtitore të bukur ku përveç që do të vizitojnë qendrën tregtare, do të kenë mundësi edhe të relaksohen.
Gjithashtu, në dy anët e qendres do të krijojmë hapësira të shumta parkingu.
Demokratët për Drenasit (DD)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duhet të trajtohet…