Ajdini: Punëtorët në sektorin privat, pa të drejta

29 prill 2018 | 17:04

Sindikalistët e Kosovës kanë bërë me dije se do të protestojnë më 1 Maj për të kërkuar të drejtat e punëtorëve.

Sipas kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, shkalla e papunësisë mbetet e lartë dhe kushtet e punëtorëve mbesin të vështira. Problem, sipas tij, mbetet sektori privat, ku Ligji i punës nuk respektohet.

“Në sektorin publik zbatohen kontratat, e fatkeqësisht në sektorin privat nuk zbatohen. Shtrohet pyetja pse? Në sektorin privat punëtori nuk punon tetë orë, edhe pse kontratën e ka për tetë orë. Ai punon dymbëdhjetë orë dhe paguhet për tetë orë.Për këtë arsye janë në kundërshtim me ligjin dhe nuk zbatohet ligji ose ajo kontratë, e cila është nënshkruar”, ka thënë Ajdini në një intervistë për “Radion Evropën e Lirë”.

Linku i plotë i intervistës: https://www.evropaelire.org/a/pun%C3%ABtor%C3%ABt-n%C3%AB-sektorin-privat-pa-t%C3%AB-drejta-/29196755.html

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e rrokullisjes së një traktori në bjeshkët e…