Ajet Shosholli, drejtor i përgjithshëm i Trepçës

27 qershor 2024 | 16:35

Skuadra e Trepçës përmes një komunikate ka njoftuar për emërimin e Ajet Shoshollit si drejtor i përgjithshëm i klubit.

Shosholli do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të klubit, duke u siguruar që të gjitha aspektet e operacioneve të jenë në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe ekselencës.

“Një figurë që ka lënë gjurmë të thella në historinë e futbollit kosovar, Shosholli sjell me vete një pasuri të madhe përvoje, vizioni dhe përkushtimi për sportin. Ai do të punojë ngushtë me stafin dhe lojtarët për të zhvilluar dhe zbatuar strategji që do të rikthejnë klubin në majat e futbollit kosovar dhe do të sjellin fitore të mëdha për tifozët tanë besnikë”, shkroi Trepça në komunikatën e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natash Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka…