![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/altin-zogaj.jpg)
Ajeti: Altin Zogaj po e përfaqëson me dinjitet Kosovën në Gjermani dhe botë
Boksieri shqiptar Altin Zogaj është pritur në takim nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.
Ajeti ka thënë se kampioni i Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë, Altin Zogaj me sukseset e arritur është pjesë e krenarisë dhe me dinjitet përfaqëson Kosovën në Gjermani e Botë.
“Sportistët dhe artistët nga vendi ynë janë pjesë e krenarisë sonë, suksesit të të cilëve i gëzohemi pamasë, duke përfaqësuar me dinjitet Republikën tonë në Gjermani dhe kudo në botë!”, ka shkruar Ajeti në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Ajetit:
Sot, kishim kënaqësinë të prisnim në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Kampionin e Gjermanisë në boks për kategorinë gjysmë të rëndë, Altin Zogaj.
Altini ka fituar titullin e Kampionit në vitin 2021 dhe në muajin qershor të këtij viti triumfoi përsëri në ring duke mbrojtur titullin.
Sportistët dhe artistët nga vendi ynë janë pjesë e krenarisë sonë, suksesit të të cilëve i gëzohemi pamasë, duke përfaqësuar me dinjitet Republikën tonë në Gjermani dhe kudo në botë!
Për më tepër Altini vazhdon traditën e suksesshme të sportistëve nga vendi ynë ?? në Gjermani.
????
/Epoka e re/