Ajeti: Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën
28 dhjetor 2018
| 15:44
Tabloidi zviceran“Blick” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sulmuesit të Baselit, Albian Ajeti, që është vëllai i mbrojtësit të kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti.
Ai e konsideron të drejtë vendimin që zgjodhi Zvicrën, por Shqipëria mbetet shtëpia e familjes.
“Shqipëria dhe Zvicra janë shtëpia e familjes sime. Megjithatë, vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën”, ka thënë Ajeti.