
Ajeti në formacionin e javës të Serisë A
18 dhjetor 2017
| 15:43
Reprezentuesi i Shqipërisë, Arlind Ajeti është përfshirë në formacionin e javës së 17-të të Seria A.
Mbrojtësi ynë kuqezi, spikati në radhët e Crotones, skuadër e cila fitoi 1-0 ndaj Chievo. Ai është përzgjedhur në rolin e qendërmbrojtësit, me notën 8.7. Ai është përkrah emrave të njohur të kampionatit italian, për këtë “stacion” të garës.