![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/ajeti.jpg)
Ajeti nënshkruan për Reggianan
24 shtator 2020
| 14:49
Arlind Ajeti do të vazhdojë karrierën e tij në Serinë B me skuadrën e Reggianas. Ish-futbollisti kuqezi ka firmosur të enjten kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Reggianas.
Prej dy vitesh, mbrojtësi nuk po kalon momente të mira, teksa është përcjellë edhe nga lëndimet. Nga shkurti i sezonit të kaluar, mbrojtësi ishte pjesë e Vejle në Danimarkë, teksa në merkaton e janarit u përfol edhe për një interesim të Tiranës për mbrojtësin, diçka që nuk u konkretizua.