Ajeti nga Cluji kalon te Bodrumspori
11 shtator 2024
| 13:55
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti e ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk. Mbrojtësi kuqezi u largua nga Cluj dhe u prezantua te Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe Taulant Seferi.
Ajeti u ble për 300 mijë euro nga klubi turk dhe u prezantua me një video spektakolare. “Klubi ynë ka arritur marrëveshje 3-vjeçare me mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili sezonin e kaluar luajti për CFR Cluj. Mirë se erdhe në familjen tonë Arlind!”, shkruhet në njoftimin e klubit turk. Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ka pasur në Zvicër, Itali, Danimarkë dhe së fundi në Rumani.