Ajeti: Nuk ishte vështirë ta zgjedhja Zvicrën
11 shtator 2018
| 10:52
Albion Ajeti ka treguar për “blick.ch” se që në vitin 2011 e kishte ëndërruar të luante për Zvicrën.
Ai ka thënë se zgjedhja nuk ka qenë aspak e vështirë. “Për mua nuk ka qenë kurrë një temë e madhe, për ekipin kombëtar zviceran që kam dashur gjithmonë, madje që nga viti 2011. Në një ndeshje në ‘Jakob-Park’ që Zvicra po luante me Bullgarinë. Unë kapja topat dhe shihja në fushë Shaqirin. Mendoja edhe unë do të jem një ditë aty”, ka thënë Ajeti.