Ajeti shënon në derbin e shqiptarëve në Zvicër
09 dhjetor 2018
| 19:09
Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, ka realizuar gol për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Zurichut, në “derbin e shqiptarëve” në Zvicër.
Reprezentuesi i Zvicrës shënoi në minutën e 19-të për të kaluar Baselin në epërsi 1-0, kurse këtë ndeshje skuadra e Ajetit e fitoi me rezultat 2-0. Për Zurichu u paraqiten Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu.