Ajeti zgjedh Zvicrën
31 gusht 2018
| 18:21
Zvicra ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve dhe kësaj liste i është shtuar edhe një tjetër futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për sulmuesin Albian Ajeti, që ka refuzuar Kosovën e Shqipërinë, për t’u bashkuar me kombëtaren e Zvicrës. Ajeti i shtohet shqiptarëve të tjerë që luajnë për Zvicrën: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Zvicra e kishte lënë jashtë listës Albian Ajetin për Botërorin Rusia 2018.