“Ajo është gruaja më e bukur në botë”, Ben Affleck zbuloi “sekretin” e Jennifer Lopez

24 prill 2023 | 15:26

Për Ben Affleck, Jennifer Lopez është femra më e bukur në botë. Edhe ka kuptim që ai ta besojë këtë që kur u martua me të. Megjithatë, nuk mund të mos pajtohemi me të, pasi aktorja dhe këngëtarja 53-vjeçare duket më magjepsëse se kurrë. I ftuar në emisionin e Dreë Barrymore, Affleck deklaroi edhe një herë se gruaja e tij është gruaja më mbresëlënëse në botë, ndërsa zbuloi “sekretin” e saj.

Duke nisur nga ajo që ka dashur të thotë, aktori nuk ka ngurruar të paralajmërojë prezantuesen se nuk do t’i pëlqente përgjigja e tij, si dhe këdo që do ta dëgjonte.

“Më lejoni t’ju them diçka që do t’ju shqetësojë. Jennifer thjesht ha çfarë të dojë. Ajo ha pica, biskota, akullore. Gjithçka”, tha Affeck, duke shtuar se stërvitja padyshim luan një rol. “Ajo stërvitet, por edhe unë stërvitem, por nuk dukem me magji si 20 vjeç. Me lëkurë perfekte dhe gjithçka“, shpjegoi ai.

Sigurisht që nuk ka ngurruar të theksojë mundin që bën dhe disiplinën që ka, por nuk ka munguar të theksojë edhe “superfuqinë” që ruan për t’u dukur kështu. “Ajo është femra më e bukur në botë dhe duket e mrekullueshme”, përfundoi ai mendimin e tij për pamjen e saj përrallore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistët e Përfaqësues së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për…