‘Ajo i nxori karton të kuq’! Si nisi dashuria veçantë mes futbollistit dhe arbitres?

03 janar 2022 | 18:17

Jeff Hardeveld dhe Shona Shukrula kanë bërë tashmë publike lidhjen e tyre.

Futbollisti i FC Emmen, një klub holandez i kategorisë së dytë, u njoh me Shona-n që është një nga arbitret më të mira në Holandë, por edhe ndërkombëtarisht.

Të dy u takuan për herë të parë gjatë një ndeshjeje kampionati, gjatë së cilës Jeff u përjashtua me karton të kuq.

Shukrula ishte arbitre e katërt në këtë përballjë dhe lojtari u largua nga fusha në minutën e 91′. Ai po linte fushën e lojës dhe në ato momente u shkëmbye me gjyqtaren e katërt të sfidës, pikërisht bukuroshen Shona, e cila mban stemën e FIFA-s që nga viti 2017.

Katër muaj më vonë, mbrojtësi dhe arbitrja njoftuan lidhjen e tyre në Instagram. Shona dhe Jeff fluturuan në Romë për Vitin e Ri dhe postuan një foto direkt nga kryeqyteti italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardhja në pushtet e Talibanëve ka ndryshuar mjaft gjëra. Pasi…