“Ajo më kërkonte të martoheshim, unë e kisha mendjen…”, Iliri flet për bashkëshorten

10 nëntor 2021 | 11:17

Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri shpeshherë ka folur për familjen e tij me banorët tjerë në shtëpi.

Në javën e parë brenda shtëpisë ai bëri një rrëfim të pazakontë duke treguar se para shumë vitesh e ka tradhtuar bashkëshorten. Balerini tha që ajo sipas tij kishte “inteligjencën dhe besimin” për t’ia falur këtë veprim.

Po ashtu ai tregoi se ajo është kujdesur që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka që ndodhte në raportin e tyre si çift. Ndërkohë, ditën e djeshme në një bisedë me Sabianin ai ka folur sërish për Manuelën.

“Ajo më kërkonte të martoheshim.Unë isha në kulmin e karrierës atë periudhë dhe e kisha mendjen komplet te puna. Ne kuptimin shatëdhjetë përqind ishte puna, tridhjetë dashuria me të. Kisha dëshirë të vazhdoja atë që kisha ëndërruar të bëja. Jeta për tu martuar dhe për të bërë fëmijë ishte aty”, u shpreh Iliri.

Kujtojmë se disa javë më parë, bashkëshortja e surprizoi atë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo u shpreh e zhgënjyer duke thënë se ai po tregon histori personale që nuk duhet t’i tregojë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel më 14 nëntor do të mbahet raundi…