Ajola Xoxa mbërrin nga Roma në Shqipëri, arrestohet sapo zbret në Rinas

10 shkurt 2025 | 22:00

Pasi ka mbërritur rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit Ajola Xoxa aty, është pritur nga oficerët e BKH të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesën ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.

Pas marrjes së njoftimit mbi masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykatën e Posaçme, Ajola Xoxa vendosi të kthehet në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.

Kujtojmë se këtë të hënë (10 shkurt 2025),me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është arrestuar sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave” ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxën. Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar rezultatet preleminare të zgjedhjeve…