Ajola Xoxe mbyll pushimet në Sarandë, “zhvishet” Sonila Meço

13 shtator 2020 | 13:13

Ndonëse shtatori ka hyrë, ka ende ndër ata që shijojnë ditët buzë detit. Të tillë janë edhe VIP-at tanë, që ndonëse kanë pasur një sezon më të qetë, ende vijojnë të pushojnë. E natyrisht që edhe këtë fundjavë nuk kishin sesi mos të mungonin fotot e tyre provokuese.

 

Ajola Xoxa
Kjo verë nuk ka qenë edhe shumë e lehtë për familjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Pasi fituan luftën me koronavirusin, duket se ata kanë gjetur pak kohë të pushojnë. Ka qenë bashkëshortja e tij, ajo që ka postuar foto nga Saranda, ku mesa duket ajo ka pushuar për disa ditë, por pa zbuluar nëse së bashku me të ka qenë edhe kryebashkiaku. Gjithnjë e kujdesshme, Ajola ka preferuar të postojë një foto me fustan dhe në një perëndim magjik të Sarandës.

Mihrije Brahja
Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, këngëtarja nuk i trembet aspak pozave buzë detit. E veshur me bikini, Mihrija ka treguar edhe njëherë se jo vetëm ka luftuar me kohën, por edhe e ka fituar këtë luftë. Buzë detit me bikini, këngëtaren fare mirë mund ta ngatërroni me një modele 20-vjeçare.


Sonila Meço
Gazetarja ka preferuar të ruaj një profil të ulët sa i përket jetës private. Gjithnjë e rezervuar, Sonila i ka të rralla pozat me bikini, ndaj kjo shkrepje nuk kishte sesi të na shpëtonte. Ajo dhe vajza e saj duket se po shijojnë kohën së bashku në pishinë. Këto janë ditët e fundit të pushimeve pasi t’i rikthehen Tiranës dhe angazhimeve të sezonit të ri.


Vildane Zeneli

Për Vildanen nuk ka stinë, çdo moment është i mirë për të treguar format seksi. E tillë ka qenë edhe poza e fundit, ku modelja na ka kujtuar edhe njëherë sensualitetin e saj. Për të pak rëndësi ka nëse është gusht apo dhjetor, nëse ka pishinë apo det pranë, Vildania vijon të duket mbresëlënëse me bikini.

Beatrix Ramosaj
Këngëtarja bukuroshe ka ngritur temperaturat me foton e saj mbi jashtë. Këtë verë ajo është shfaqur si një bishë e vërtet me format seksi që gëzon. Beatrix ka pozuar me bikini e saj rozë, duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Padyshim që ajo mund të quhet një nga femrat më seksi në vendin tonë dhe këto foto e vërtetojnë më së miri.

Françeska Jaçe
Për modelen pushimet kanë nisur herët dhe mesa duket do të përfundojnë vonë. Edhe pse shtator, ajo vijon të bëjë plazh dhe të postojë foto sensuale në rrjetet sociale. E tillë ka qenë edhe kjo pozë, ku ajo ka shkruar “Me pamje nga deti”. Në fakt ne nuk e dimë se çfarë po sheh Françeska, por dimë që ajo që ne shohim është edhe më mirë sesa pamja e detit.\gazeta shqiptare\

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me…