![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/f0dc4c238cd47b13ce6afe55d60be7db5d8940a8459ca642-1130x635-1.jpg)
Ajsbergu më i madh në botë nis të lëvizë pas më shumë se 30 vjetësh
24 nëntor 2023
| 08:40
Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë se 30 vjetësh pasi kishte ngecur në ‘dyshemenë’ e oqeanit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ajsbergu i quajtur A23a u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986. Por ndaloi me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull akulli.
Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 kilometra katror, është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës së Madhe.
Vitin e kaluar, asjbergu është ndarë me shpejtësi dhe tani është gati të derdhet përtej ujërave të Antarktikut.
A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje.
Kjo pllakë akulli është rreth 400 metra e trashë.