Ajsbergu, shtatë herë më i madh se Manhattani, shkëputet në Antarktidë
28 maj 2024
| 08:27
Një ajsberg gjigant, me përmasa gati shtatë herë më të mëdha se Manhattan në New York, është shkëputur në Antarktidë.
Pjesa e akullit, e cila ka një sipërfaqe rreth 380 kilometra katrorë, u shkëput të hënën (më 20 maj), transmeton Telegrafi.
Tani ajsbergu është quajtur A-83 dhe lëvizjet e tij aktualisht po monitorohen nga afër nga shkencëtarët.
Sipas ekspertëve shkencorë, shkëputja është një nga shenjat më ilustruese të ngrohjes globale.
Kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit që është regjistruar nga shkencëtarët.