Ajzeraj rikthehet në Kosovë, nënshkruan për Dritën
16 janar 2020
| 17:01
Skuadra e Ditës nga Gjilani e ka transferuar futbollistin e talentuar, Almir Ajzeraj.
Ajzeraj edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Skënderbeut të Korçës, kurse ka qenë pjesë edhe e Përfaqësues së Kosovës.
“Ajzeraj ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin tonë drejt qëllimeve tona. Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe e klubeve si Flamurtari dhe Ballkani, kurse së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës”, thuhet në njoftimin e Dritës.
/Epoka e re/