Akademi përkujtimore dhe promovim i librit për dëshmorin Selim Berisha
19 mars 2024
| 23:16
Të mërkurën e 20 marsit në ora 15:00, do të organizohet akademi përkujtimore dhe promovim i librit në Institutin Albanologjik në nder të deshmorit, Selim Berisha.
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega Prishtinë, ka njoftuar përmes një postimi se të mërkurën e 20 marsit do të mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorin e kombit Selim Berisha.
Kjo Akademi Përkujtimore dhe Promovim i Librit do të bëhet në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
“Lavdi dëshmorit Selim Berisha. Lavdi gjithë të rënëve për liri,” thuhet në njoftimin e shoqatës.