“AKADEMIA” BOTON NUMRIN E PARË

19 dhjetor 2017 | 14:02

Revista më e re dhe më e madhe kulturore, gjuhësore dhe mediale në Kosovë, “Akademia”, me mbi 550 faqe të formatit b5, ka dalë nga shtypi dhe nga kjo e enjte mund ta blini në redaksinë e gazetës “Epoka e re” në Prishtinë.

Sipas kryeredaktorit të kësaj reviste, Berat Armagedoni, i cili është edhe drejtor i shtëpisë botuese “Armagedoni”, në kuadër të së cilës është shtypur kjo revistë, publikimi i “Akademisë” do të botohet çdo katër muaj dhe në secilin numër do të sjellë rubrika të reja, të cilat, për shkak se po shkruhen rrallë, kanë nisur të harrohen shumë si, për shembull, reportazhi, udhëpërshkrimi etj.

Në numrin e parë të kësaj reviste janë botuar ese, kritika (recensione), studime nga fusha e letërsisë, e dramaturgjisë, e teatrit, e filmit, e gjuhës, e medias, pastaj tregime, proza poetike dhe poezi.

Janë prezantuar me tekste 19 autorë të huaj dhe 41 autorë shqiptarë, të cilët i kanë shkruar këto lloje të shkrimeve.

Revistës i prinë kjo parathënie e shkruar nga redaksia, në përbërje të Salajdin Salihut, Adem Gashit, Haqif Mulliqit, Rovena Vatës dhe Arif Molliqit:

“Përdorimi i teknologjisë informative dhe hapja e mediumeve, portaleve e rrjeteve sociale pothuajse e ka bërë të panevojshëm shpjegimin ose shpjegimet edhe për çështjet formale si, bie fjala, për kuptimet e nocioneve, të emrave dhe të dukurive.

Ç’të themi për ‘Akademinë’?

Mjafton një buton a zë në ‘Google’ dhe ‘Wikipedia’ dhe secila prej tyre ta shfaqë ‘Akademinë e Platonit’ me kohë e me vend themelimi. Po i lëmë mënjanë edhe fjalorët shpjegues ku gjendet përkufizimi për të si institucion edukativ e arsimor e të tjera.
Nuk i shmangemi dot as shoqërimit të ideve që na i dikton emërtimi i revistës. S’ka si të mos na vete mendja te një Akademi shqiptare në Tiranë që bëhet e zhbëhet sa herë ndërrojnë qeveritë; s’ka si të mos na kujtohet një Akademi e Shkencave dhe e Arteve në Prishtinë që është shndërruar në dërrasë kërcimi drejt pagës pas rënies nga postet të aktivistëve partiakë.
Duket cinike kjo? E nisim për së mbari, pra.
Akademia jonë është një revistë për kulturë, shkencë, gjuhë, art, arsim, media e të tjera. Derë e hapur për mendje të hapura, për njerëz të ditur e për krijues me vokacion.
Sigurisht që kemi qëllime, pretendime dhe aspirata për ta shpënë përpara nivelin e vlerave. Konkurrenca në këtë lëmë është treg i hapur ku ngrihesh, bie ose gjëllin vuajtshëm.
Po më tej?
Pavarësisht prej kalendarit të saj të publikimit, ne duam që Akademia të lexohet gjatë gjithë vitit ose edhe më tej. Provën e parë e keni në duar. Të dytën jua sjellim pas katër muajve”.

PËRMBAJTJA E REVISTËS

ESE
Mario Vargas Llosa, Si e mbyti argëtimi global letërsinë
Bajram Kosumi, Kultura shtetformuese shqiptare në dekadën e dytë të shekullit XXI
Ardian Kyçyku, Njeriu si peng
Salajdin Salihu, Sorgot, aristokracia shqiptare e Dubrovnikut
Ibrahim Gashi, Të rimenduarit dhe të rishkruarit e historisë sonë kombëtare
Ali Pajaziti, Dekadenca: Trajtim nga këndi i Calinescut
Hajdin Abazi, Post e vërteta: ç’mund të mësojë filozofia nga arti

KRITIKË
Rexhep Qosja, Dijetari largpamës
Shefkije Islamaj, Poezia e Agim Vincës, kuptim dhe bukurzanim
Bedri Zyberaj, Anatomia e një trinie
Dije Demiri-Frangu, Anatomia e gruas në vargje
Alma Lamçja, Semiologjia dhe mesazhet e Pasolinit për shoqërinë tonë
Klodian Briçi, Poemat e shkurtra të Miltonit
Jorida Sotiri, Nusja e mrekullueshme

STUDIME
Zymer Ujkan Neziri, Mërgimi në eposin heroik legjendar shqiptar: martesa e kreshnikut me vajzën e bukur të kralit
Irena Gjoni, Kontraversi i kultit të detit në Bregdetin e Jonit
Albanë Mehmetaj, Kokalari qindvjeçare
Rovena Vata, Roli i ëndrrës si element psikologjik në rrëfenjat e Mitrush Kutelit

PROZË/TREGIME
Sinclair Lewis, Shoferi i taksisë
Etgar Keret, Pastrami
Charles Bukowski, Stirkoff
Sllavko Pregl, Me libër nëpër botë
Çezare Paveze, Vitet dhe Vanda
Jean Yves Carlen, Mali
Alexandru Monciu-Sudinski, Dokumentar
Ragip Sylaj, Libri i letrave
Eris Rusi, Në kërkim të vdekjes
Arlind Farizi, Nëntë këngë dhe një ninullë

POEZI
IZET SARAJLIQ
Fati sipas mënyrës sarajevase
Granata nga Mërkoviqi
Pas plagosjes
Vllado Dijakut
Miqve nga Jugosllavia e dikurshme
Motrat
Qen endacak
Djegia e librave
Që ta mbijetoj gjithë këtë
Kërkoj falje

JORGO SEFERIS
Pauzë lumturie
Arrati
Mikena
Fëmijë
Adoleshent
I ri
Burrë

PIER PAOLO PASOLINI
Poezi për Marilyn Monroe

ÇEZARE PAVEZE
Të kthjellët zvarriten mëngjeset
Natën që ti fjete
Në mëngjes ti gjithmonë kthehesh
Vdekja do të vijë e do t’i ketë sytë e tu

JEVGENI JEVTUSHENKO
Na ikin nënat

KOSTANDIN P. KAVAFIS
Odisea e dytë
Kush dështoi
Guri i shahut
Në shtëpinë e shpirtit
La jeunesse blanche
Beteja detare
Kur roja pa dritën
Fundi i Antonit

ODISEAS ELITIS
Monograma

ANA AHMATOVA
Jeta e këmbyer

CÉSAR VALLEJO
Lajmëtarët e zinj
Zhgjethim i shenjtë
Nën plepa
Babel
………………….?
E patenzonë
Agape

NIELS HAV
Poezia & paraja
Thuaj diçka
Në mbrojtje të poetëve
Duke gjuajtur hardhuca në errësirë
Diçka ka ndodhur
Detektori i broçkullave

ERENESTINA GJERGJI-HALILI
Bâbë
30 denarë dhe nji puthje
Dheu
N’porta t’parrizit
N’katedralë
Resa
Njelmë
Pésë plâgë
Anë
Kânga e kângve

ADEM GASHI
Molla e kuqe
Curriculum vitae
Byrek
Shfaqje e dështuar
S’kam shpëtim nga shigjeta jote

SALI BASHOTA
Si zjarri i shpirtit
Nëse loti i syrit pikon
Kur heshtin zogjtë

ARIF MOLLIQI
Bukuri e egër
Më thuaj a të marr për dore
Po zbërtheje vdekjen në adresë të gabuar
Rrugë që më trembë
Si kripën dashtë t’kam
Vdekja e një mbretëreshe

ISUF SHERIFI
Çiftelia
Kitara
Lahuta
Fyelli
Kavalli
Rrëfimi për pesë telat e sharkisë

MEHRIJE DACI
Zgjim
Fryma
Burrë
Tjetër
Një e dy
Gjithmonë
Më shumë
Dëshirë
Jam aty
A është
Si mjegull

LULËZIM ETEMAJ
Kryefjala
Heshtja
Në rreth
Pa titull
Mëkati

SADIK KRASNIQI
Këmisha me flutura
Ai do të kthehet
Cili jam
Ecje mbi gjethe
Janë disa shtigje
Psalm dëshmie
Fluturim i zi

SHEFQET DIBRANI
Duart hyjnore
Ne gjenerata e shkretë
Pse heziton?!
Mall erotik
“Whisky”
Ah… at(ë)dhe ç’më bëre gdhe

BUJAR MEHOLLI
Një ditë nën qiellin plumb
Në fshat
Alda
Në vend të huaj
I kujtoj ato net
Ti dhe unë
Nga Madridi në Napoli

BRIKENA QAMA
Adresa
Detit që të merr
Dilemë
Punë që duhen kryer
Rrënim i pameritë
Këshillë simbolike

ALBANA KOZELI
Ëndrrat e përdorura
Udhëkryq
Eja drejt meje

ARTE DRAMATIKE
JOSIF PAPAGJONI
Shoqëria, morali, doktrina, njeriu

EMIN Z. EMINI
Teatri epik i Brehtit

DONARD HASANI
Dramatizimi në letërsinë shqipe, proces estetik apo pragmatik: rasti Kadare

BERAT ARMAGEDONI
Për dramën ‘Sfinga e gjallë’ të Rexhep Qosjes

ARIAN KRASNIQI
Transfigurimi i Skënderbeut në personazhin me emrin Selim

GJUHË
MENTOR HAJRIZI
Përdorimi i fjalëve të huaja në raportimet e mediave të shkruara

ARSIM JONUZI
Emërtime shqipe të pesë kohëve të faljes islame

MEDIA
SIOBHAN MCGRATH
Teknologjitë e reja të medias në familje

MUHAMET MAVRAJ
Diçka për teorinë e ndarjes së pushtetit dhe praktikën e pushtetit të katërt

GANIMET KLAIQI
Njoftueshmëria në titujt gazetave në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Hoffenheimit, Sandro Wangner, shumë shpejt do të bëhet…