Akademia Diplomatike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AKSP-në

27 gusht 2021 | 15:38

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Sabri Kiçmari, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Akademisë Kosovare për Siguri Publike, Arton Berisha.

Me këtë rast në emër të institucioneve respektive, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi si dhe një protokoll marrëveshje.

Marrëveshjet ndërinstitucionale në fjalë kanë për qëllim të bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve kosovare për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushën e trajnimeve, avancimin e vazhdueshëm të tyre dhe programeve relevante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit te Komunave te Kosovës, Sazan Ibrahimi,…