Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të pranojë kadetë edhe nga Kosova
Paralelisht me regjistrimet në universitet, edhe në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë është duke vazhduar edhe përgatitja për vitin e ri akademik. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nevojë për oficerë tokësorë e detarë, e mbi këtë nevojë janë përcaktuar kuotat e lira.
Faza e parë e regjistrimeve është përmbyllur më 15 shtator, për t’i lënë vend fazës së dytë më 19 shtator.
Këtë vit akademik, Fakulteti i Mbrojtjes do të përgatisë oficerë edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës. Studentët që presin të nisin vitin e dytë rrëfejnë dëshirën që patën për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura.
Paralelisht me përgatitjet për universitet, Qendra Personel e Rekrutimit, ka përzgjedhur grupin e aplikuesve për ushtarë. Pas një trajnimi 3-mujor në bazën Bonavi në Vlorë, ata shpërndahen në bazat e tjera të shërbimit të Forcave të Armatosura./A2/