Akademia e Shkencave dhe e Arteve zgjedh 12 anëtarët e saj
23 dhjetor 2024
| 14:46
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në mbledhjen e Kuvendit zgjedhor të saj ka zgjedhur anëtarët e rregullt të saj.
Anëtarë të rregullt (akademikë). I. Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë: Bardh Rugova dhe Shkumbin Munishi. II. Seksioni i Shkencave Shoqërore: Arsim Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Frashër Demaj. III. Seksioni i Shkencave të Natyrës: Arsim Morina dhe Salih Gashi. IV. Seksioni i Arteve: Xhevdet Xhafa.
Ndërkaq anëtarë korrespondentë. I. Seksioni i Shkencave Shoqërore: Muhamet Mala. II. Seksioni i Shkencave të Natyrës: Enver Hamiti. III. Seksioni i Arteve: Ismet Jonuzi dhe Zake Prelvukaj.