Akademia Universum në Zvicër nderon Fahredin Shehun me titullin ‘Doctor Honoris Causa’
Senati i akademisë Universum në Lugano të Zvicrës ia ka dhuruar shkrimtarit Fahredin Shehui plaketën e artë presidenciale dhe diplomën e “Doctor Honoris Causa” si dhe diplomën e akademik honorabël pranë akademie.
Fahredin Shehu edhe më herët, për punën e tij kreative, është shpërblyer me çmime të rëndësishme si: medalje e artë nga Filipinet për letërsinë si urë lidhëse mes kombeve, çmimin Veilero në Itali, atë Naaji Naaman në Liban, etj.
Shkrimtari Shehu është autor i 18 librave të botuar, ku nëntë prej tyre janë në anglisht, italisht, serbisht, si dhe ka hartuar disa antologji të poezisë bashkëkohore.
Veprat e Shehut janë të përkthyera në dhjetëra gjuhë botërore si anglisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht, hebraisht, persisht, kinezisht, japonisht, bahasa-s, malteze, frisiane, bullgarisht, rumanisht, serbisht, maqedonisht, gjuhë rome etj., dhe ka marrë pjesë në shumë festivale botërore si në Maqedoni, Francë, Belgjikë, Itali, Maltë, Izrael, Liban, Egjipt, Turqi, etj.
Shehu është drejtor për kulturë në Inner Child Press International LTD. në New Jersey.
Fahredin Shehu është drejtor i festivalit ndërkombëtar të poezisë i cili mbahet tash e pesë vite, çdo shtator në komunën e Rahovecit.
/Epoka e re/