Akademik Arsim Bajrami kërkon të mbështetet kandidatura e prof. dr. Jusuf Zejnelit për rektor të UShT-së
Profesori universitar, akademiku Arsim Bajrami ka kërkuar nga studentët, profesorët, dekanë e anëtarë të Senatit dhe Bordit të USHT-së që ta mbështesin kandidaturen e prof.dr. Jusuf Zejnelit për rektor të Universitetit.
“Të nderuar studentë, profesorë, dekan, antarë të Senatit dhe Bordit të USHT-së, udhëheqës të Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ju kërkojë të mbështesim të gjithë së bashku kandidaturen e Prof.drJusuf Zejneli për Rektor të Universitetit”, ka shkruar prof. Bajrami.
Postimi i plotë i Arsim Bajramit:
Prof.dr. Jusuf Zejneli, kandidat për Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës
Të nderuar studentë, profesorë, dekan, antarë të Senatit dhe Bordit të USHT-së, udhëheqës të Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ju kërkojë të mbështesim të gjithë së bashku kandidaturen e Prof.drJusuf Zejneli për Rektor të Universitetit.
Prof.Jusufi, bashkë me Rektorin themelues Prof.dr. Fadil Sylejmani ka kontribuar në themelimin, zhvillimin dhe afirmimin e USHT-së, si një institucion universitar që ka pas rol prijës në edukimin dhe emancipimin e shqiptarëve, barazinë dhe statusin shtetëformues të tyre në Meqedoninë e Veriut.
Profesor Jusufin e njohë që nga fillimi i viteve të 90-ta, si student, aktivist, studentor, asistent, koleg dhe tani dekan i Fakultetit Juridik. Ai është një ekspert dhe udhëheqës i shquar që me pozitivitetin e tij, dashurinë ndajë studentëve dhe kolegëve dhe bashkëpunimin me studentë dhe profesorë do të vazhdojë reformimin e USHT-së dhe integrimin e tij në hapësiren evropiane të arsimit të lartë.
Prof Jusufin e kisha asistent për dy dekada, e kam mentoruar si magjistrant dhe doktorant dhe jam i sigurtë se ai është i denjë për të ushtruar poziten e Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Arsim Bajrami,
Laurat i çmimit Dr. Honoris Causa i Universitetit Shtetëror të Tetovës.