Akademik Arsim Bajrami mbështet lulëkuqen me katër petale për simbol të gjenocidit
Në valën e mbështetjeve të vazhdueshme të kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, sot në përkrahje të nismës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë ka dalë edhe Arsim Bajrami, akademik dhe profesor i të drejtës kushtetuese, njëri nga autorët kryesor që hartuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, deputet i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ministër i arsimit.
Aktualisht Arsim Bajrami po përfundon studimin Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” ka falënderuar përzemërsisht Arsim Bajramin për këtë përkrahje shumë të rëndësishme, sepse, sipas kësaj qendre “është përkrahje që vjen nga një hulumtues i aspekteve juridike të krimit të gjenocidit”.