Akademik Qosja thur lëvdate për dy kryeministrat shqiptarë
Akademik Rexhep Qosja në një fjalë rasti ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për nderin që ky i fundit i bëri, duke thënë se e ndjen veten të privilegjuar.
“Rama është njëri prej politikanëve më të mirë të Shqipërisë në këto 30 vitet e fundit, ka sjellë risi dhe fryte në jetën shoqërore”, ka thënë Qosja.
Qosja ka thënë se dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti se nuk janë vetëm politikanë, por edhe intelektualë krijues.
Për Kurtin, Qosja ka thënë se është një prej intelektualëve që e shquan një cilësi të veçantë.
“Duhet ta dëgjojmë e ta shikojmë kur paraqitet në televizione, në tubime dhe mbledhje të ndryshme, për të parë e për të u bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme në të cilën janë mbledhë të dhëna sa në një bibliotekë mbi historinë e Evropës e ShBA-së dhe kontinenteve të tjera”, ka thënë akademik Qosja.
Më tutje, ai ka thënë se të dy kryeministrat janë të çmuar prej popullit, dhe se kjo është dëshmuar në zgjedhjet e fundit të të dy vendeve.