Akademik Rexhep Ismajli, anëtar i jashtëm nderi i akademisë amerikane

08 tetor 2018 | 10:19

Akademik Rexhep Ismajli në Cambridge është shpallur anëtar i jashtëm nderi i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Amerikës.

Siç njofton kjo e fundit, ai u shpall anëtar i rregullt i kësaj akademie, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe asaj Evropiane të Shkencave dhe të Arteve me seli në Salcburg të Austrisë, në ceremoninë solemne që u zhvillua më 5 e 6 tetor 2018 në Selinë e Akademisë në Cambridge të Massachusetts-it.

Në këtë institucion akademik Ismajli u zgjodh në prill të këtij viti.

Njoftimin e bëri të ditur vetë kryetari i Akademisë Amerikane, Jonathan F. Fanton.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haki Morina ka folur për librin e vet të fundit…