Akademikët e disa universiteteve prestigjioze mbështesin Vetëvendosjen
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se akademikët e universiteteve nga mbarë bota i kanë dhënë mbështetje kësaj lëvizje për zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Vetëvendosje është thënë se këta akademikë kanë vlerësuar se kandidati për kryeministër Albin Kurti është shpresë e rëndësishme për Kosovën.
“Prandaj, ne si nënshkrues shprehim mbështetjen tonë për Lëvizjen vetëvendosje! dhe për Kurtin në zgjedhjet që po vijnë, me shpresën se qeveria e tij e ardhshme do të jetë një fillim i ri në këtë betejë të vështirë, por të domosdoshme, kundër ngjarjeve aktuale në Republikën e Kosovës. Në situata si kjo, shpresa është më e rëndësishme se realiteti aktual, diçka që Lëvizja Vetëvendosje! dhe Kurti ia japin popullit të këtij vendi, si parakusht për çdo transformim të realitetit në Kosovë”, është thënë në tekstin nënshkrues të akademikëve të universiteteve botërore.
Teksti i plotë i akademikëve nënshkrues dhe emrat e tyre:
Republika e Kosovës po shkon në zgjedhje të reja të përgjithshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor, 2019. Qeveria konservatore dhe neoliberale e deritanishme, e përbërë nga një koalicion me mbi 17 parti politike, do të mbahet mend për vendimet e saja neoliberale, për korrupsionin e niveleve të larta dhe për politikën e jashtme apatike. Kjo vetëm e ka përkeqësuar gjendjen tashmë shumë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës.
Niveli i papunësisë në Kosovë është të paktën 32 për qind dhe trendi vazhdon të jetë negativ. Ndërmarrjet publike janë rrezikuar nga kontratat e dëmshme me qëllim privatizimin. Pabarazia në pasuri dhe në të ardhura është e lartë dhe vetëm sa po thellohet, ndërkohë që niveli i lartë i varfërisë nuk po zvogëlohet. Republika e Kosovës mbetet vendi më i varfër në Evropë.
Kjo situatë ka nevojë për masa urgjente që mund të ndërmerren vetëm nga një program social-demokrat, dhe në Kosovë është vetëm Lëvizja Vetëvendosje! ajo që mund të marrë masa të këtilla. Në zgjedhjet e fundit të 2017, LVV doli partia me mbështetjen më të madhe ndërkaq kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ishte njeriu më i votuar në Kosovë. Prej asaj kohe, Lëvizja u rrit me një ritëm të paprecedent, si rezultat i programit, politikave, aktiviteteve e edhe si rezultat i situatës së përkeqësuar në Kosovë.
Statusi politik dhe juridik i Kosovës është veçanërisht i pazakontë. Ndërkohë që formalisht i pavarur, Kosova mbetet një vend i varur, i shndërruar kështu në një vend mes gjysmë-kolonializmit dhe gjysmë-protektoratit. Si pasojë, u bë tokë pjellore për shumë politika dhe projekte neoliberale dhe të tjera të ngjashme, ku edhe rregullat formale elementare të demokracisë shkelen tepër shpesh.
Siç e dimë, këto çështje nuk janë lokale, por globale. Paradigma neoliberale na ka bashkuar të gjithëve për të luftuar kundër saj dhe për ta bërë këtë kemi nevojë për solidaritetin e mbështetjen e njëri-tjetrit.
Prandaj, ne si nënshkrues shprehim mbështetjen tonë për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe për Kurtin në zgjedhjet që po vijnë, me shpresën se qeveria e tij e ardhshme do të jetë një fillim i ri në këtë betejë të vështirë, por të domosdoshme, kundër ngjarjeve aktuale në Republikën e Kosovës. Në situata si kjo, shpresa është më e rëndësishme se realiteti aktual, diçka që Lëvizja Vetëvendosje! dhe Kurti ia japin popullit të këtij vendi, si parakusht për çdo transformim të realitetit në Kosovë.
– Slavoj Žižek, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Birkbeck College/Londër
– Gabriel Tupinambá, Rio de Janeiro/Brazil, filozof dhe psikoanalist
– Natalia Romé, Buenos Aires/Argjentinë, profesor në Universidad de Buenos Aires
– Luka Mesec, Ljubljanë/Slloveni, deputet në parlamentin Slloven
– Ceren Özselçuk, Stamboll/Turqi, profesor në Boğaziçi Üniversitesi
– Yahya M. Madra, Stamboll/Madison- SHBA, profesor në Drew University
– David Pavón-Cuéllar, Morelia/Meksikë, profesor në Universidad Michoacana de San Nicolás de Hidalgo
– Jamil Khader, Betlehem/Palestinë, dekan në Universitetin e Betlehemit
– Frank Ruda, Dundee/Berlin, profesor në Universitetin e Dundee
– Alenka Zupančič, Ljubljanë/Slloveni, hulumtuese në akademinë e shkencave dhe arteve, instituti i filozofisë
– Warren Montag, Los Angelos/SHBA, profesor në Occidental College
– Robert Pfaller, Linz/Austri, profesor në Kunstuniversität Linz
– Alberto Toscano, Londër/Britani e Madhe, profesor në Goldsmith College
– G.M.Tamás, Budapst/Hungari, filozof
– Mladen Dolar, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Fakultetin Filozofik
– Adrian Johnston, New Mexico/SHBA, Shef i departamentit në fakultetin filozofik në The University of New Mexico
– Rodrigo Nunes, Rio de Janeiro/Brazil, profesor i filozofisë në Pontifícia Universidade Católica do Rio de Janeiro, PUC-Rio
– Boris Buden Berlin/Zagreb, filozof
– Todd McGowan, Vermont/SHBA, profesor në University of Vermont
– Michael Roberts, Londër/Britani e Madhe, ekonomist
– Molly Anne Rothenberg, New Orleans/SHBA, profesor në Tulane University
– Nick Nesbitt, New Jersey/SHBA, profesor në Princeton University
– Vittorio Morfino, Milano/Itali, profesor në Universitetin Milan-Bicocca.
/Epoka e re/