Akademikët i shkruajnë Kinës, virusin “Korona” e quajnë “Çernobil”

14 prill 2020 | 10:58

Më shumë se 100 figura të ndryshme nga bota akademike dhe politike në Evropë dhe Australi e kanë nënshkruar një letër të hapur, me të cilën kritikohet roli i qeverisë kineze në pandeminë globale.

Aty thuhet se kriza e tanishme që e ka përfshirë botën është shkaktuar nga regjimi që një pjesë e madhe e qeverisë kineze e ka toleruar dhe përkrahur për dekada të tëra, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

“Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se Çernobili i Kinës ishte një plagë e vetëshkaktuar”, thuhet në këtë letër.

Kina vazhdimisht është përballur me kundërshtime dhe skepticizëm në lidhje me masat që i ka marrë kundër virusit, sidomos për shkak të kufizimit të informatave në fillimin e përhapjes së sëmundjes dhe ndëshkimin e punëtorëve shëndetësorë që i paralajmëronin kolegët për rrezikun që në dhjetor të vitit të kaluar.

Marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë përkeqësuar edhe më shumë pasi secili vend u mundua t’ia hedhë përgjegjësinë tjetrit për përhapjen e pandemisë. Në mesin e zënkës kishe akuza edhe për prodhimin e qëllimshme të virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në objektin e Kuvendit të Kosovës tashmë ka arritur ekipi…