Akademiku serb: Ta pranojmë realitetin, Kosova nuk është pjesë e Serbisë
Eksperti serb i së drejtës ndërkombëtare, Tibor Varadi thotë se e drejta ndërkombëtare që nga krijimi i saj është më shumë një qëllim sesa realitet.
Sipas tij, Kosova përveç ligjit ndërkombëtar është e ndarë nga Serbia.
“Unë personalisht mendoj se ndarja e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por duhet të them që në këtë fushë praktika ndërkombëtare nuk është një praktikë e mjaftueshme ligjore. Rezultati varet nga marrëdhënia e pushtetit, rasti i Krimesë, Katalonisë, Kurdistani.. Më e rëndësishmja është se marrëdhëniet e pushtetit janë më të rëndësishme se parimet ligjore. Për t’u kthyer në thelb: në këtë kohë, Kosova përveç ligjit ndërkombëtar është ndarë nga Serbia. Në të njëjtën kohë, fakti është se Kosova nuk është pjesë ‘de facto’ e Serbisë. Argumenti që ne duhet ta ruajmë Kosovën është i tillë që ne e marrim emocionalisht por është vështirë të mbahet diçka në këtë kohë kur nuk është në posedimin tonë”, ka deklaruar Varadi për RTS
Ai ka shtuar se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë pasi udhëheqësinë, gjyqësorin dhe pushtetin legjislativ nuk e ka serb.
“Në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqi, Serbia deshi që autoritetet tona të marrin pjesë në hetim. Nëse Kosova do të ishte pjesë e Serbisë, sigurisht se kjo do të ishte punë e autoriteteve serbe. Me të drejtë ose jo Kosova nuk është pjesë e Serbisë, këtë duhet ta dimë tani”, është shprehur akademiku.
Varadi ka theksuar se serbët e Kosovës e kanë të drejtën e identitetit, gjuhës dhe kulturës edhe pse Kosova nuk është pjesë e Serbisë, transmeton Express.
“Nuk ka dilemë këtu,argumenti ‘ta ruajmë Kosovën’ më duket se është pak larg realitetit”, ka përfunduar ai.